Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës për takim me Albin Kurtin.
Të njëjtit nuk janë deklaruar para mediave.
Pak më herët, në lidhje me takimin foli edhe Kurti.
“Ndërkaq, nga ana tjetër, në formatin një plus një do të jetë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtor, dhe ne dëshirojmë që sa më parë të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe ta zgjedhim Presidentin, meqenëse, siç kemi thënë më herët, ashtu siç nuk kemi pasur nevojë për zgjedhjet e kaluara, nuk kemi nevojë as që ato të ardhshmet të mbahen para vitit 2030. Pra, kemi nevojë për cikle të rregullta zgjedhore, ku çdo katër vjet një qeveri qeveris dhe më pas vlerësohet nga populli si burim i sovranitetit, i cili na bën përgjegjës dhe llogaridhënës në Republikën tonë demokratike e parlamentare”, është shprehur ai.






