1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Abdixhiku godet Kurtin për Martin Berishajn e Ridvan Muharremin: Të korruptuarit s’do kenë vend në qeverisjen, do të vihen para drejtësisë

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dha premtim publik në Pressing në T7 se si kryeministër do t’i mbajë përgjegjës njerëzit e tij përreth, të cilët në rast se korruptohen nuk do t’i mbrojë por do t’i përndjekë krah me drejtësinë.

Këtë zotim, Abdixhiku e dha duke përmendur disa emra të afërt me pushtetin aktual, të cilët njihen për afera korruptive.

“Nuk marrë garanca që një njeri nuk korruptohet brenda rrethit tim, por të jeni të garantuar që do ta vendosi para drejtësisë i pari, jo në mbrojtje por në përndjekje para drejtësisë barabartë më sistemin tjerër”.

“Secili njeri që e zhbën mundin tim, bashkëpunëtorëve të mi, gjithë këtë energji e kohë që po japim për rregullim të këtij vendi, për përfitime personale do të përballet me një gjë të tillë për këtë jeni të garantuar. As s’do ta mbrojë Martin Berishaj nesër, as Rdivanin e grurit nesër, as mafinë energjetike të Nagipt nesër qofshin ata njerëzit më të afërt të mi”, u shpreh Abdixhiku në Pressing.

“Marrë garanca vetëm për vetën, por të jeni të sigurtë që si kryeministër do t’i mbajë secilin përgjegjës prej tyre”, u zotua ai.

“Sot Kosova ka 2 mijë e 123 kontrata njëburimore…270 milionë euro të dhëna me negocim në Kosovë, nuk ka qeveri në historinë e Kosovës që ka dhënë 272 milionë euro negocim”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit