9.5 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se ka ndjerë keqardhje për deklaratat e deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti në rrjete sociale.

“Ndjej keqardhje që diskutimet bëhen në publik sepse ka forumi partiake ku bëhen këto debate. Për më tepër ndjej keqardhje për argumentet që përdoren në këtë drejtim, sepse janë argumente që përdoren shumë nga kundërshtarët tanë politikë”, deklaroi Abdixhiku në Tv Dukagjini.

Abdixhiku tha se si lider duhet të marrë vendime që jo domosdoshmërisht do të kënaqen të gjithë.

“Me rëndësi është që lideri të mbrojë vizionin afatgjatë të partisë. Unë do të flasë me rezultate. LDK po rritet, LDK po lidhet me bazën”.

I pari i LDK-së ka thënë se reformat në parti nuk do të ndalen.

Abdixhiku: Nuk e kemi mbyllur derën e bashkëpunimit me opozitën, nëse LVV dështon të bëj qeverinë

Lexo po ashtuAbdixhiku: Nuk e kemi mbyllur derën e bashkëpunimit me opozitën, nëse LVV dështon të bëj qeverinë

‘Debati është i shëndoshë por je të jetë parimorë dhe i ftojë të më sfidojnë në forumet e partisë, ndryshe është për keqardhje. Dëshirat individuale të njerëzve nuk mund t’i plotësojë”.

Abdixhiku thotë se u ka ofruar çfarëdo lloj zgjedhje të brendshme por nuk ka pasur interesim.

Të ngjashme

Të fundit