Abdixhiku flet në Kuvend: Asnjë veprim e vendim s’e kam marrë duke menduar për veten përpara LDK’së

- Advertisement -

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK’së,

Ai ka thënë se e ka ditur që karriga e kryetarit të LDK’së s’është e përjetshme.

“E kam ditur që karriga s’më përkiste përjetësisht. Kam përjetuar çdo sukses e çdo humbje”, ka thënë Abdixhiku, shkruan Express.

Abdixhiku ka thënë se asnjëherë s’ka marrë asnjë veprim e asnjë vendim duke menduar për veten para LDK’së.

“S’kam qenë as i përkryer as i pagabueshëm. Kam marrë vendime që mund të merreshin ndryshe. Asnjë vendim, asnjë veprim dhe asnjë sjelle s’e kam marrë duke menduar për veten, para LDK’së”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit