Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen nesër.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa konfirmoi se takimi do të zhvillohet në 18:00.

“Po, nesër në 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai për EO.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e refuzoi ftesën e Kurtit për takim, duke i shkruar në një letër se kanë vendosur të qëndrojnë në opozitë.

“I nderuar Kryeministër në detyrë, z. Albin Kurti, Ju falënderoj për ftesën për takim. Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, shkroi Hamza në letrën dërguar Kurtit.

Kryetari i PDK-së shkroi se presin që LVV-ja dhe partitë e tjera të arrijnë marrëveshje për krijimin e institucioneve.

Kurti sot i dërgoi ftesë për takim edhe kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, i cili në një përgjigje në letër i tha kryeministrit në detyrë se nuk sheh “fare arsye” për takim me të.

Në një letër që Gjini ia dërgoi Kurtit si përgjigje ndaj ftesës për takim, ai shkruan se Aleanca nuk ka “kurrfarë interesi” për t’u bërë pjesë e qeverisë së re, ndërkaq shton se për themelimin e institucioneve mund të ndihmojnë, në rast se LVV-ja pranon gjashtë kërkesat e tyre

Të ngjashme

Të fundit