1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Abdixhiku dënon sulmin ndaj Valon Sylës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj gazetarit Valon Syla, siç dhe ka kërkuar dhe  angazhimin e institucioneve të rendit për vënien para drejtësisë të sulmuesve.
“Sulmi ndaj gazetarit Syla, është sulm ndaj vet fjalës së lirë dhe mendimit të lirë –  shtylla thelbësore të vet demokracisë. Angazhimi ynë për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit. Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit