Sipas Abazit, Kosova në vazhdimësi ka bërë lëshime përbrenda asaj që është pajtuar në Pakon e Ahtisarit e që sipas tij ka qenë një kompromis i madh.
“Problemi është se nëse ne kushtëzohemi te vizat te Këshilli i Evropës me kërkesat e Serbisë, atëherë rrjedhimisht na bie që në fakt nuk jemi duke argumentuar në nivelin e mjaftueshëm faktin se sa e dëmton një proces i tillë funksionalitetin e Kosovës”, tha ai.
I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1, ai hodhi kritika kundrejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të cilën tha se duhet të ketë instruksione më të qarta për angazhimin e ambasadorëve.
“Këtu unë kam kritikën time për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, jo të ambasadorëve por për MPJ-në, e cila duhet të jetë shumë shumë më e përgatitur dhe agresive në planin e shpërndarjes dhe rikujtimit të diplomatëve ndërkombëtarë sidomos të ShBA-së dhe BE-së. Nuk e di nëse mund ta quajmë dështim, por unë mendoj që duhet të jemi shumë më prezent edhe me instruksione shumë më të qarta dhe më të shpeshta për ambasadorët për angazhimin e tyre”, tha ao./teve1.info./