Abazi i reagon hoxhë Mazllamit: Fyerja e simboleve kombëtare ndjell përçarje dhe urrejtje

- Advertisement -

Deputeti Haki Abazi ka reaguar lidhur me deklaratat e hoxhës Mazllam Mazllami, për flamurin kombëtar.  Abazi ka thënë se fjalori fyes ndaj simboleve kombëtare dhe as fyerja e besimit dhe religjionit, nuk janë liri e shprehjes, por ndjellin përçarje dhe urrejtje.

“Fjalori fyes ndaj simboleve kombëtare dhe as fyerja e besimit dhe religjionit nuk është liri e fjalës e të shprehurit por është ndjellje e përçarjes dhe urrejtjes.

Në këto kohë të rënduara dhe vështirësi kolektive ai që mbjellë urrejtje dhe fyen në hapësirën publike është një ”myzevir” që është më i rrezikshëm dhe fajtor për veprimet që mund të pasojnë.  Nuk duhet të biejmë viktima të këtyre dashakeqësve delikuent dhe duhet distancuar nga ata”, ka shkruar Abazi në Facebook.

https://www.facebook.com/544835717/posts/10159132261390718/?app=fbl

Të ngjashme

Të fundit