16.1 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës

- Advertisement -

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër dhe deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, i cili ka folur për draft-statutin evropian për Asociacioni.

“Pyetja thelbësore është, pse duhet me ardhë Lajçaku me na fol për draft-statutin. Herën e fundit Kurti tha Lajçaku është pro-Serbisë dhe nuk përfaqëson BE-në. Nuk është e rëndësishme aspak tani përmbajtja e draftit. Po të ishte në favor të Kosovës, sigurisht që do të kishte rrjedhë, do të kishte dalë, por të gjithë janë të frikësuar. Kurti ka ardhë në pushtet kundër këtij Asociacioni”, u shpreh Abazi.

Abazi tha “se Asociacioni e shkel Kushtetutën e Kosovës”.

“E kam parë draft-statutin evropian. Në pikën 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës”, tha Abazi në DPT Te Fidani.

Sipas deputetit Abazi, “draft-statuti që iu dha kryeministrit të Kosovës, e shkel Kushtetutën me dy këmbë”.

“Kurti ka thënë se kur ta pranojë (draft-statutin) do ta shikojë Gjykata Kushtetuese”, u shpreh tutje Abazi.

Abazi ka thënë se e ka parë draft-statutin por nuk i është prezantuar nga pala kosovare.

“Pika 7 dhe pika 10 janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë”, vazhdoi tutje

Abazi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit