5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

A ka rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë?

- Advertisement -

Një ish – ministër i Industrisë tha se qytetarëve u është shtuar edhe një tarifë ekstra në faturat e energjisë elektrike. Por nga Zyra e Rregullatorit thonë se kjo u bë vetëm për shkak të transparencës për konsumatorët. Derisa kryetari i Komisionit për Ekonomi tregon se kjo është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

Ishte i pari që ngriti një shqetësim rreth ngritjes së faturave të energjisë elektrike.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj përmes një postimi në Facebook alarmoi se qytetarët po paguajnë një tarifë ekstra në kuadër të kësaj fature.

Ai u shpreh i bindur se ka pasur shtrenjtim të energjisë elektrike dhe se kjo është bërë pa ndonjë debat publik paraprak.

“ZRRE për mendimin tim punon në dy drejtime, drejtimi i parë aplikantëve të rinj për prodhim të energjisë elektrike me burime të ripërtërishme u kërkon që energjinë e ripërtërishme ta shesin në tregun e lirë ndërsa në anën tjetër vendos një tarifë ku i paguajnë të gjithë konsumatorët duke u bazuar në prodhuesit e vjetër që janë prodhuesit ekzistues të BRE në Kosovë” , ka thwnw Ismet Mulaj, ish-ministër.

Por një gjë e tillë u mohua nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ku thanë për televizionin se kjo është bërë për shkak të transparencës.

“Pasqyrimi i pjesëmarrjes së kostove në faturat e energjisë e energjisë elektrike është shpjegim për të rritur transparencën ndaj konsumatorëve ne mënyre që konsumatorë të dinë se cilat kosto janë duke i paguar për shërbimin që marrin. Për thjeshtëzim të mëtejme kjo nuk është tarifë shtesë, por transparencë që tregon vetëm se sa është kostoja që konsumatori paguan për shpenzimet e tij elektrike veç e veç për secilin shërbim”, thuhet nga ZRRE.

Këtë e thotë edhe kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala i cili tregon se në faturat e reja do t’u bëhet e ditur konsumatorëve se në cilat fusha po e shpenzojnë energjinë.
Sipas tij, kjo është edhe një kërkesë dhe kriter edhe nga Bashkimi Evropian.

“Kjo është bërë për shkak të relacioneve menaxhuese por edhe në emër të transparencës por edhe në emër të mbulimit të direktivave të BE-së që burimet e ripërtërishme të energjisë të jenë kategori e veçantë për t’i parë shkallën e realizimit dhe financimit nga fondet e BRE-së. Në këtë relacion pastaj është krijuar keqkuptimi por në proces të rregullt normal nuk ka rritje të tarifave përveç rritjes së fundit që ka qenë vitin e kaluar”, ka thënë deputeti Shala.

Ky ndryshim në fatura të energjisë elektrike është bërë tash e dy muaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit