Analisti politik Ilir Deda ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Deda tha se ajo çka po thotë Kurti është e palogjikshme.
“A do të thotë se edhe Vetëvendosja kur ka qenë në opozitë ka qenë pjesë e luftës hibride? Demonstratat a kanë qenë luftë hibride? Gazi lotsjellës a ka qenë luftë hibride? Linçimi i njerëzve lart e poshtë, a ka qenë luftë hibride e Vetëvendosjes? që ky aq mirë po e di dhe po i akuzon të tjerët”, tha Deda në Klan Kosova.
Ai tha se kjo nuk qëndron dhe se Kurti nuk e ka treguar të vërtetën rreth ngjarjeve të fundit.
Përveç tjerash, Deda tha se Kurti nuk ka folur si kryeministër i vendit.