9 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

A ka pësuar Kylian Mbappe lëndim serioz?

- Advertisement -

Kylian Mbappe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, përkundër faktit që doli nga fusha duke çaluar pas fitores së klubit të tij ndaj Marsejës, ka konfirmuar trajneri Luis Enrique.

Sulmuesi francez mori një ndërhyrje të ashpër nga Leonardo Balerdi që e detyroi atë të largohet nga fusha për të marrë tretman mjekësor. Pasi mori ndihmën e nevojshme të mjekëve, ai mblodhi forcat dhe u rikthye në fushë për të vazhduar lojën.

Por, qëndrimi i tij ishte i shkurtë, pasi që menjëherë në aksionin e radhës largoi topin jashtë vijave dhe u nis drejt në dhomat e zhveshjes. Tani, trajneri Enrike ka konfirmuar se lëndimi i tij nuk është aq serioz sa dukej në pamje të parë.

“Nuk është diçka serioze, por ndjente dhimbje. Mendoj se ishte më e zgjuar që të largohet. Është një goditje, por ai është mirë”, kishte thënë tekniku spanjoll pas ndeshjes.

Përkundër mungesës së Mbapes, PSG arriti që të triumfoi me rezultat të thellë në klasiken e futbollit francez ndaj Marsejës. Xhiron e ardhshme, PSG do të luajë në udhëtim ndaj Klermontit, ku pritet që Mbappe të jetë prezent nëse gjithçka shkon sipas planit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit