A do t’i rikthehet politikës? Ish-presidenti Thaçi flet nga Haga

- Advertisement -

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se nuk synon rikthim në garën për poste politike, duke përjashtuar çdo rol aktiv në politikën e drejtpërdrejtë të pushtetit.

Ai në intervistën ekskluzive në “Adresa ” me Arben Ahmetin në Kanal 10, ka theksuar se nuk do të marrë as rolin e disidentit, as të kritikuesit të vazhdueshëm politik, dhe as të një figure që kërkon “pushtet të heshtur”.

“Në politikën garuese për poste pushteti – jo. A do të luaj rolin e disidentit të heshtur apo të zhurmshëm? Jo”, ka deklaruar ai.
Thaçi ka shtuar se nuk do të ndërtojë identitet politik mbi kritikën apo mbi rolin e viktimës.

“A do të jem kritikues për hir të kritikës? Jo. A do të pretendoj të jem njeriu me ‘pushtet’ të heshtur? Jo”, është shprehur ai.
Megjithatë, ai ka theksuar se do të vazhdojë të reflektojë dhe të shkruajë për përjetimet e tij personale dhe politike, si dhe për zhvillimet e ardhshme.

“A do t’i hedh në letër gjithë përjetimet jetësore? Sigurisht që po. A do të përcjell opinione për të ardhmen? Patjetër që po”, ka thënë Thaçi.

Në fund, ai ka deklaruar se nuk e konsideron veten të dorëzuar ndaj “fatit të shkruar nga të tjerët”, duke shtuar se beson në një plan më të madh që, sipas tij, nuk është në dorën e njeriut.

Të ngjashme

Të fundit