Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj përmes një postimi në platformën ‘X’, ka thënë se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri tek rrethi i madh për Fushë Kosovë do të hapet këtë vit për qarkullim.
“Kjo është rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri tek rrethi i madh për Fushë Kosovë! Kjo rrugë e cila do të hapet për qarkullim këtë vit, do të liroj në masë të madhe trafikun në rrugën ‘Tirana’, por edhe në të gjithë qytetin”, ka shkruar ai.