A do të implementohet Ligji për Sigurime Shëndetësore?

- Advertisement -

Në dhjetor e miratuan e në janar Gjykata Kushtetuese ua shfuqizoi Ligjin për sigurime të detyrueshme shëndetësore.

Tre muaj pas këtij vendimi, ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës e kaluan sërish Ligjin por tani me 80 vota pro.

Madje nga foltorja, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia premtoi se do të punojë ditë e natë për zbatimin e ligjit.

“Për dinamikën dhe implementimin e tij natyrisht që ne do të punojmë ditë e natë dhe natyrisht që përgjegjësia do të na takoj neve dhe jam i sigurt që qytetarët shumë shpejt do të bëhen me sigurime shëndetësore”, ka deklaruar Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë.

Por, qëndrim ndryshe nga ministri kanë nga Shoqata e Pacientëve.

“Ne nuk e shohim sigurimet shëndetësore afër në horizont për shumë arsye, së pari Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk është gati as me punëtorë as me ekspericë as me asnjë gjë i ka 60 punëtorë, institucionet publike nuk janë të gatshme me i shit shërbime fondit, nuk ka ende list të shërbimeve”, ka deklaruar Besim Kodra, Shoqata e Pacientëve.

Kodra vlerëson se ligji duhet të ndryshohet.

“Unë jam i bindur se kurdo që vjen një qeverisje tjetër ligji ka me u fut prap në andamentim nga ajo që kemi pa nga prespektiva jonë drafti i ligjit të kaluar ka qenë më i mirë, mere me mend në bordin e kaluar ka pas përfaqësues të pacientëve që tash nuk ka fare”, ka deklaruar Besim Kodra, Shoqata e Pacientëve.

E si pritet të funksionojnë sigurimet shëndetësore e shpjegoi profesori Liridon Bllaca.

Edhe Qeveritë në të kaluarën, madje nga viti 2014 kanë tentuar të nisin me zbatim të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, por megjithëse edhe e kishin kaluar ligjin, i njëjti asnjëherë nuk nisi të zbatohet.

Të ngjashme

Të fundit