Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e dëbimit të Dukës së Sussex-it nga SHBA, Princin Harry duke pretenduar se ai ka probleme të mjaftueshme me gruan e tij, Meghan.
Trump tha se nuk kishte asnjë interes të dëbonte Princin Harry nga SHBA mbi pretendimet se konsumonte lëndë narkotike, duke mohuar spekulimet se ai mund të ishte përgatitur të revokonte vizën e tij.
Fjalët e Trump janë kundërshtuese me qëndrimin e mëparshëm që ai kishte ndaj Princin Harry pasi kishte thënë se ai nuk i jepte mbështetje princit nëse ai do fitonte zgjedhjet.
“Unë nuk do ta mbroja atë. Ai tradhtoi Mbretëreshën. Kjo është e pafalshme”, tha Trump.
Ai ishte kritikoi gjithashtu administratën Biden sepse nuk hapi të dhënat e imigracionit të princit.
“Unë mendoj se ata kanë qenë shumë të mëshirshëm ndaj tij pas asaj që ai ka bërë” shtoi Trump.
Fondacioni Heritage, një institut konservator në SHBA, ka pretenduar se princi mund të ketë gënjyer në lidhje me përdorimin e tij të paligjshëm të drogës në të dhënat e imigracionit.
Princi zbuloi në kujtimet e tij, të botuara në janar 2023, se ai kishte konsumuar kokainë disa herë si adoleshent si dhe kishte provuar kanabis.
Çështja u rihap kohët e fundit, duke menduar që administrata Trump mund të marrë një qasje të ndryshme.
Marsin e kaluar, Trump la të kuptohet se ai mund të ishte i përgatitur të ndërhynte në këtë rast, duke i thënë GB News: “Ne do të duhet të shohim nëse ata dinë diçka për përdorimin e drogës dhe nëse ai gënjeu, ata do të duhet të ndërmarrin veprimet e duhura”.
Para se të martohej me princin, Meghan bëri të njohura pikëpamjet e saj për politikanin, duke e përshkruar atë si “përçarës”.
Më pas, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Duka dhe Dukesha dukej se mbështesnin Joe Biden, kur postuan një video-mesazh duke u kërkuar votuesve amerikanë të “refuzojnë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet”.
Dukesha e Sussex-it e përshkroi atë si zgjedhjet më të rëndësishme.
Çifti e zbuti retorikën e tyre përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar, në një përpjekje të dukshme për të shmangur një grindje me zotin Trump, i cili kishte thënë se nuk ishte fans i Dukeshës.
Megjithatë, Trump është një fans i madh i familjes mbretërore dhe mendohet se do të bëhet politikani i parë në historinë moderne që do të pritet për dy vizita shtetërore nga familja mbretërorë britanike.