Jose Mourinho është shumë pranë rikthimit te Real Madrid, plot 13 vite pas aventurës së tij të parë në “Santiago Bernabeu”.
Trajneri portugez 63-vjeçar mësohet se ndodhet në fazën finale të negociatave me gjigantin madrilen dhe aktualisht konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Mourinho është emri i vetëm me të cilin drejtuesit e klubit po zhvillojnë bisedime konkrete, transmeton Klankosova.tv.
Ai pritet të zëvendësojë trajnerin aktual Alvaro Arbeloa, i cili mori drejtimin e ekipit vetëm në muajin janar pas largimit të Xabi Alonso.
Sipas El-Chiringuito, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kishte nisur të shqyrtonte seriozisht rikthimin e Mourinhos vetëm dy ditë pas largimit të Alonsos, duke kontaktuar menjëherë përfaqësuesit e trajnerit portugez.
Mourinho drejtoi Real Madridin në periudhën 2010-2013, ku arriti të fitojë La Liga, Copa del Rey dhe Supercopa de España, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e klubit madrilen






