Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se skemën e shtesave për fëmijë po e sjellin te ri-dizajnuar dhe më rritje, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se për fëmijë e parë dhe të dytë shtesat e reja do të jenë ka 20 euro në muaj për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë shtesat do të jenë nga 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve.
Këto deklarata Kuri i bëri në një konferencë për media së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Kurti theksoi se as një qeveri në të kaluarën nuk kishte marrë mundin të bënte diçka për nënat dhe fëmijët.
“Asnjë qeveri nuk kishte marrë mundin të bënte diçka për nënat dhe fëmijët, nisur nga praktika e tyre edhe neve na thonin se nuk do të mund të realizonim premtimet për shtesat për fëmijë sepse nuk do të kishte buxhet. Por ja që u dashtë të vinte një qeveri si kjo e jona progresiste, demokratike, e që ka në qendër mirëqenën e secilit qytetar që më në fund edhe nënat dhe fëmijët të ndjen dorën e mirë të shtetit”.
“Kemi edhe një lajm të mirë, Skemën e shtesave për fëmijë po e sjellim te ri dizajnuar dhe me rritje të shtesave të cilat po i dyfishojmë për shumicën e nënave e në disa raste edhe trefishojmë kur nënë ka tre fëmijë apo më shumë. Për fëmijë e parë dhe të dytë shtesat e reja do të jenë ka 20 euro në muaj secilin, ndërsa për nënat që kanë tre fëmije e më shumë shtrat do të jenë nga 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve”, ka thënë ai.
Ministri, Hekuran Murati, ka thënë se kjo skeme do të hyjë në fuqi në muajin e ardhshëm, duke shtuar se skema koston vjetore e ka 120 milion euro.
“Jemi munduar që të sigurohemi që të rritet mbështetja dhe kësisoj të rritet edhe mirëqenia për të gjithë fëmijët. Për fëmijën e parë është 20 euro në muaj, apo 240 euro në vit. Për fëmijën e dytë, apo për dy fëmija është 2 here nga 20 euro apo 480 euro në vit, ndërkaq me fëmijën e tret pra behën një kapërcim substancial në shumë sepse për të tre fëmijët shtesat behet 30 euro në muaj, 90 euro për tre fëmijët dhe 1080 euro në vit. Kjo skeme do të hyjë në fuqi duke hyrë nga muaji i ardhshëm, pra nga muaji gusht në datën e zakonshme që behtë ekzekutimi do të behtë edhe sipas skemës së re”, ka thënë ai.