7-vjeçari goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

- Advertisement -

Një fëmijë 7-vjeçar ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për Ferizaj, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Gazetën Express se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:27 dhe në të janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Drejtuesi i automjetit i përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.

“Më datën 06.09.2026, rreth orës 19:27, në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një fëmijë, i moshës 7-vjeç, i gjinisë mashkullore. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe drejtuesit të tij, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme

Të fundit