11.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në kokë, njëri i dyshuar ende në arrati

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri në fshatin Baicë të Drenasit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se personi i lënduar M.H. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit të mbështetur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar.

“Njëri nga personat e dyshuar : – Q. B,mashkull, 22 vjeç, është arrestuar sot rreth orës 01:30 në Pejë, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, të mbështetur nga policia e Pejës. Ndërsa i dyshuari tjetër L.Z,  aktualisht ndodhet në arrati, i njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë

Dje rreth orës 15:30, policia ka marrë informacionin se në fshatin Baincë të Drenasit, një person është plagosur me armë zjarri.

Personi i lënduar M.H. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit të mbeështetur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të identifikojnë dy persona të dyshuar.

Njëri nga personat e dyshuar :

– Q. B,mashkull, 22 vjeç, është arrestuar sot rreth orës 01:30 në Pejë, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, të mbështetur nga policia e Pejës.

Ndërsa i dyshuari tjetër L.Z,  aktualisht ndodhet në arrati, i njëjti është në kërkim nga ana e policisë.

Pas intervistimit personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit