19.6 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Memli Krasniqi: Qeveria të mblidhet me urgjencë dhe të ndajë fonde për komunat e prekura nga vërshimet

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka bërë sot thirrje Qeverisë së Kosovës që të mblidhet me urgjencë dhe të marrë vendim për të ndarë fonde financiare emergjente për komunat e prekura, si dhe t’iu përgjigjet përmbushjes së nevojave të tyre, për sanimin e gjendjes dhe strehimin sa më të shpejtë të njerëzve në shtëpitë e veta, raporton Scanner.

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se koha kërkon veprim me përgjegjësi institucionale e shtetërore dhe sipas tij, Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë e saj, sot dhe menjëherë.

“Gjendja e vendbanimeve të prekura nga vërshimet në Skënderaj, Mitrovicë e Istog, si dhe Podujevë e Klinë, po vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rëndë. Banorët e atyre zonave po përballën me vështirësi të mëdha, përfshirë mungesën e strehimit. Shtëpitë e dëmtuara e të pabanueshme, dëmet ekonomike dhe shkëputja totale nga normaliteti, e kanë bërë situatën emergjente dhe për këtë kërkohet reagim i shpejtë”, tha Krasniqi.

Përkundër se komunat janë në krye të detyrës, sipas Krasniqit, kjo barrë është më e madhe sesa që ato mund ta përballojnë.

“Andaj, ftoj Qeverinë e Kosovës që të mblidhet me urgjencë, sa më parë, dhe të marrë vendim për të ndarë fonde financiare emergjente për komunat e prekura, si dhe t’iu përgjigjet përmbushjes së nevojave të tyre, për sanimin e gjendjes dhe strehimin sa më të shpejtë të njerëzve në shtëpitë e veta. Shembulli i qytetarëve në solidaritet me njëri-tjetrin është frymëzues, por koha kërkon veprim me përgjegjësi institucionale e shtetërore. Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë e saj, sot dhe menjëherë”, tha Krasniqi.

Gjendja e vendbanimeve të prekura nga vërshimet në Skënderaj, Mitrovicë e Istog, si dhe Podujevë e Klinë, po vazhdon të…

Posted by Memli Krasniqi on Saturday, January 21, 2023

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit