5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Sot zhvillohen ndeshje interesante në ligat evropiane, vëmendja te Chelsea – Arsenal, Tottenham – Liverpool, Juventus – Inter

- Advertisement -

Ndeshjet në ligat evropiane vazhdojnë edhe sot.

Sot pritet të zhvillohen ndeshje mjaft interesante në disa liga evropiane.

Spikasin debit në Premier Ligë, me Chelsea që do jetë nikoqir i Arsenalit.

‘Topçinjtë’ kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve edhe ndaj rivalit të qytetit.

Por, për ekipin e Mikel Artetës nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë, pasi ‘Blutë e Londrës’ gjithashtu luajnë për pikët e plota.

Ndeshja në mes tyre zhvillohet në ‘Stamford Bridge’, me fillim nga ora 13:00.

Kryendeshja tjetër e kësaj jave është ajo në mes Tottenham Hotspur -Liverpool.

‘Reds’ po kalojnë në një periudhë të vështirë këtë edicion, andaj ‘Spurs’ mund të cilësohen si favorit.

Megjithatë Liverpoooli vazhdon të jetë një skuadër e madhe, dhe pritet të luajë për tri pikët ndaj Tottenham.

Ndeshja në mes tyre fillon nga ora 17:30.

Edhe në Serie A do zhvillohet derbi pasi Juventusi pret Interin. Të dy klubet po kalojnë në një moment pothuajse të njëjtë me rezultate.

Përballja në mes tyre nis nga ora 20:45.

Në ligën italiane ndeshje do të zhvillojë edhe Roma e cila në orën 18:00 pret Lazion.

Në La Liga Atletico Madrid – Espanyol zhvillohet në orën 14:00

Kurse në Ligue 1, me fillim nga ora 13:00 PSG luan në udhëtim të Lorient. /Lajmi.net/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit