Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur se nuk ka koment për gjuhën e përdorur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë fushatës së zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku kryetari i VV-së i quajti ‘hajvana’ partitë e tjera politike.
Hamza u shpreh se nuk e paramendon vetën të përdor epitete të ngjajshme me atë që ka përdorur Kurti.
Duke folur për këtë temë, Hamza u shpreh “Runa Zot”.
‘’Mendoj që asnjëherë nuk e paramendoj në asnjë situatë vehten duke e përdor një fjalor jo adekuat për shkak se secili prej neve e para jam prind i kam tre fëmijë… kam punu profesor, kam qeveris institucione të rëndësishme të vendit, dhe mendoj më së buti me thënë është bash runa Zot. Nuk kisha pas qef fare kryeministrin e vendit tem pavarësisht që është component politik e krejt ato…por ecim tutje’’, u shpreh Hamza.