60-shja e PDK-së për deputete, Besa Ismaili: Hiquni llafeve të Albinit, vetëm Bedri Hamza e stabilizon këtë vend

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 60, Besa Ismaili, ka kërkuar nga qytetarët që ta votojnë Bedri Hamzën për kryeministër

Ajo ka thënë se vetëm Hamza e stabilizon këtë vend, i kthen punët në rend dhe e normalizon shoqërinë.

“Prandaj ne po themi votojeni Bedri Hamzën kryeministër, njeriun që punon, që vyen. Ai e stabilizon këtë vend, i kthen punët në rend. Normalizohet kjo shoqëri. Hiquni llafeve të Albinit, se ai vetëm këto llafe ka. Gjë prej gjëje tjetër në të nuk ka, pos llafe-llafe! Llafet e tij nuk ua mbushin barkun, as frigoriferin, as shportën e konsumit familjar.  Ato llafet e tij mund t’i jepin turmave satisfakcion momental, por ato nuk zhvillojnë vendin, nuk e integrojnë vendin, nuk prodhojnë prosperim! Bashkëqytetarë dhe bashkatdhetarë të dashur: Votoni zgjuar! Votoni me mend! Thuani #stopkrizes me #PDK125 dhe #BedriHamza1 kryeministër!”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit