109-shi i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu: Ka ardhur koha t’i themi stop sulmit ndaj vlerave te UÇK-së

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu – Kamishi, është takuar me gjeneralin Xhevahir Geci dhe miqtë të tij mbështetës së PDK-së.

Haxhiu ka thënë se sot, vlerat e kombit tonë po cenohen nga pushteti përmes linçimeve publike dhe krizave të prodhuara nga qeveria Kurti.

Ai ka theksuar se “veç Serbia i ka sulmuar çlirimtarët me fjalor të tillë”.

“Sot, vlerat e kombit tonë po cenohen nga pushteti përmes linçimeve publike dhe krizave të prodhuara nga Qeveria Kurti. Ata që sulmojnë patriotizmin dhe atdhedashurinë e luftëtarëve të UÇK-së kanë deficite kombëtare në biografitë e tyre, besa edhe shumë të dyshimtë në misionin e tyre”. Ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Postimi:

Kafe dhe bashkëbisedim me Gjeneralin Xhevahir Geci, së bashku me miq dhe mbështetës të PDK-së.

Gjenerali Xhevahir Geci, nga bashkëluftëtarët e celulës së parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, ishte ndër ata që bashkë me shokët dhe djalërinë më të mirë të UÇK-së ndryshuan epokën e robërisë në epokën e lirisë së Kosovës.

Sot, vlerat e kombit tonë po cenohen nga pushteti përmes linçimeve publike dhe krizave të prodhuara nga Qeveria Kurti.

Ata që sulmojnë patriotizmin dhe atdhedashurinë e luftëtarëve të UÇK-së kanë deficite kombëtare në biografitë e tyre, besa edhe shumë të dyshimtë në misionin e tyre.

Veç Serbia i ka sulmuar çlirimtarët me fjalor të tillë.

Duhet ta ketë një hall, një qëllim.

Kosova ka nevojë për unitet, zhvillim dhe rikthim të dinjitetit qytetar.

Ka ardhur koha t’i themi:

STOP SULMIT NDAJ VLERAVE TE UÇK

STOP PËRQARJES

STOP KRIZËS�NDRYSHO KOSOVËN!

Të ngjashme

Të fundit