60-shja e PDK-së me vëllezërit e presidentit Thaçi: Familja Thaçi, shembull i vlerave dhe mikpritjes

- Advertisement -

Kandidatja e PDK-së për deputete, Besa Ismaili, ka zhvilluar një takim miqësor me vëllezërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke vlerësuar lart rolin e familjes Thaçi në kultivimin e vlerave familjare dhe respektit të ndërsjellë.

Ismaili bëri të ditur se së bashku me bashkëshortin e saj, Fetiun, e kanë kaluar kafen e mëngjesit me familjarët e presidentit Thaçi, takim të cilin e përshkroi si të ngrohtë dhe plot respekt.

“Është gjithmonë kënaqësi të kalosh kohë me njerëz që kultivojnë unitetin familjar, respektin e ndërsjellë dhe dashurinë për njëri-tjetrin. Familja Thaçi përfaqëson këto vlera me dinjitet, duke lënë gjithmonë përshtypje shumë të mirë tek të gjithë ata që i njohin”, ka shkruar Ismaili.

Ajo e cilësoi familjen Thaçi si shembull të vlerave, respektit dhe mikpritjes, duke përfunduar mesazhin e saj me urimin: “Zoti e bekoftë familjen Thaçi!”.

Postimi i plotë:

Familja Thaçi, përherë shembull i vlerave, respektit dhe mikpritjes!

Sot bashkë me bashkëshortin time Fetiun, kafen e mëngjesit e patëm bashkë vëllezërit e Presidentit Thaçi.

Është gjithmonë kënaqësi të kalosh kohë me njerëz që kultivojnë unitetin familjar, respektin e ndërsjellë dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Familja Thaçi përfaqëson këto vlera me dinjitet, duke lënë gjithmonë përshtypje shumë të mirë tek të gjithë ata që i njohin!

Zoti e bekoftë familjen Thaçi!

Të ngjashme

Të fundit