Në këtë shtëpi në fshatin Zakut të Podujevës jeton një familje 7 anëtarëshe. (Pamje shtëpia).
E ditë më parë, kryefamiljarit Hajzer Zeqirit sikurse çdo muaj i erdhi njoftimi elektronik për shpenzimet mujore të energjisë elektrike.
Për dallim nga muajt paraprak, fatura e muajit maj për të ishte e papranueshme, kjo për faktin se sipas KESCO’s familja Zeqiri ka shpenzuar energji elektrike hiç më pak se 2 mijë e 580 euro.
“Kam kërku me u ndrru ora, është ndrru ora me datë 26 këtij muji, janë ndërruar edhe dy ora tjera, por pas dy dite kan ardhë në pasqyrë të përditësimit 2580 e diqka euro.. unë kam kërku prej tyre cka është arsyeja, po nuk më kanë dhënë arsyje”, thotë kryefamiljari Hajzer Zeqiri.
Për evidentimin e këtij problemi, Zeqirit i është dashur që disa herë të kontaktojë punonjësit e KEDS-it.
Kësisoji, nga 2850 euro, pas ankesave atij i është përditësuar fatura dhe i është kërkuar të pagujë 105 euro.
“Ma kanë largu prej pasqyres atë shumë e kan kthy në një shumë tjetër, do të thotë në të njëjtën ditë…. është faktura e fundit 105 euro e 8 cent … por nuk është 108 euro por kalon mbi 44 auro e 97 euro, prej 97 euro kalon në 105 euro e 8 cent’, shtoi ai.
E për këtë gabim, një arsyetim ka edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
“Bëhet fjalë për një gabim teknik që ka ndodhur në aplikacionin e KESCO-s, ndyshe fatura e tij ka shku në rregull shihet që është 105 euro fatura, dhe nuk ka ndonjë gabim aty, do të thotë secili konsumator duhet ta paguaj faturën që i shënohet në faturë”, tha Buzhala.
Buzhala ka thënë që gabimi teknik është rregulluar menjëherë.
https://streamable.com/e/7d6q8b