28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“500 mu, 130 mi nal”, publikohen disa biseda të deputetit Galushi, dyshohet për ryshfet

- Advertisement -

Aty flitet për disa para, ku sipas mesazheve duket ryshfet.

Siç duket në këto fotografi, bëhet fjalë për ryshfet. Ndonëse, depueti ka mohur të ketë diçka të tillë. Ai tha se e gjithë biseda është shaka.

Po du me gjet ni person të besueshëm”, “500 me mi dhon”, “Qoma more lejen edhe bankën ta shti pagë mujore, fund mujit i del”, ka thënë deputeti Galushi drejtuar mikut të tij.

Pas kësaj, miku i tij e pyet se nga po vinë këto para, ndërsa deputeti i thotë se nga Kuvendi i Kosovës.

Tutje, Galushi i thotë mikut të tij se në bankë i dalin 636 euro, ku prej tyre 136 euro i thotë t’i marr shoku dhe 500 do t’i mbajë për vete.

Prej kahit këto pare po vinë”, shoku i deputetit.

Kuvendi”, ia ktheu deputeti.

636 i dalin, 136 le tin al për veti, 500 mi jep mu ok”, ka shkruar deputeti Galishi.

Insajderi ka kontaktuar deputetin Galushi për ta pyetur lidhur me bisedat në fjalë, por, i njejti ka mohur se bëhet fjalë për korrupsion.

Ai tha se e gjithë biseda është shaka që e bën çdo ditë me shokun e tij.

O jo bre qfarti, kjo është krejt hajgare s’ka sen të vërtetë prej kësaj pune. Është pjesë e hajgares me shokun tem që e bojm çdo here edhe kur shihmi.”, tha ai.

Ai tregoni se shoki me të cilin kishte biseduar quhet Valon, por, që nuk e bëri të ditur mbiemrin.

O një bisedë e thjeshtë me shokun tem, shkoni verifkoni ku të doni, nëse ka diçka të vërtetë prej asaj pune unë dha dorëheqje prej pozitës së deputetit”, tha Galushi.

Sipas personit që ka denoncuar këtë rast thelbi i bisedës është rreth angazhimit të asistentit të deputetit, në këtë rast deputetit Galushi.

Sipas këtij deniocimi, deputeti Galushi kishte biseduar me mikun e tij Valon (që deputeti nuk ia përmend mbiemrin) dhe do të angazhohej djali i këtij personi si asistent i deputetit.

Denoncuesi pretendon që “pazari” ku do të jepshin 130 euro asistentit e 500 deputetit nga paga 630 euro, dështoi, dhe kur në shtator 2023 u publikua lista – nuk u angazhua djali i mikut të deputetit Galushi.

Në vend të tij, sipas denoncimit, tash asistente e deputetit Galushi është një e afërme e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit