-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

50%, 33%, 20%, “jo nën 1 mijë euro”: Kompletohen ofertat zgjedhore për rritje pagash nga liderët politikë

- Advertisement -

50% rritje të pagave në sektorin publik ishte zotimi i fundit që erdhi sot nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Hamza i cili me të pranuar kandidaturën s’ishte shprehur në shifra, përqindje e koeficientë – si pretendët e tjerë – sot zbuloi se 50% rritja e pagave është oferta e tij, 30% për postet politike me paga më të larta.

Kësisoji, Hamza u zotua të ofrojë “më shumë” sesa rivali i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiu, i cili është zotuar se me të marrë qeverisjen në javën e parë do ta rriste koeficientin për paga në 150.

Me koeficientin 150, ka thënë Abdixhiku, rritja e gjithëmbarshme e pagave në sektorin publik do të ishte mestarisht 33%.

Kohëve të fundit – dhe në kohë fushateje – Qeveria e Kosovës njoftoi për vendimin për të rritur vlerën e njësisë së koeficientit nga janari i vitit të ardhshëm – vetëm 10 ditë para zgjedhjeve – nga nga 0.5 në dy faza.

55 euro rritje prej janarit në korrik, dhe nga korriku 55 euro rritje tjera: 110 euro total rritja e pagave për sektorin publik.

Në përqindje, sipas Kurtit, kjo do të përbënte rritje prej 17 deri 20%.

Premtimi i Hamzës

Pagat në sektorin publik do të rriten me 50% për shërbyesit civilë, mjekët, infermierët, mësuesit, profesorët, zjarrëfikësit, ushtarët, policët e të gjithë ata që marrin rroga nga buxheti i shtetit”, ka thënë sot Bedri Hamza

Për dallim, për pozitat me paga të larta dhe emërime politike, rritja do të jetë 30%. Për sa i përket pensioneve, në qeverinë time nuk do të ketë pension më të ulët se 200 euro. Ndërsa, pensionet kontributdhënëse do të rriten me 30%, duke u bazuar në përvojën e punës”, ka thënë Hamza.

Premtimi i Abdixhikut

Pas 9 shkurtit, në qeverisjen time, do të bëjmë rishikimin e buxhetit dhe kjo mund të ndodh menjëherë kur ke shumicën parlamentare”, ka thënë Abdixhiku,

“Do të ngritim proporcionin e pagave brenda buxhetit nga 24% në 30% sa është standardi normal evropian. Javën e parë, vendimi im i parë koeficienti do të jetë 150 euro”, ka thënë Abdixhiku.

Vendimi i Kurtit

Duke filluar nga janari i viti të ardhshëm koeficienti do të rritet për 0.5 njësi, pra për gjysmë njësie dhe pastaj nga korriku 2025 edhe për 0.5 njësi të tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1, kurse në korrik 6.6. Ngjashëm edhe për dikë që e ka koeficientin 10.5, në janar i bëhet 11 dhe pastaj 11.5“.

Ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për një njësi. Pra, vlera e një koeficienti mbetet 110 euro. Mirëpo, rritet sasia e koeficienteve për njësi”, shpjegoi ai.

Me fjalë të tjera, pagat për të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të rriten për 55 euro duke filluar nga janari dhe për 110 euro nga korriku 2025. Kështu, rritjen buxhetore e shpërndajmë proporcionalisht tek ata që kanë paga më të ulëta, duke zvogëluar hendekun mes pagës më të ulët edhe asaj më të lartë”, tha ai.

Propozimi i Haradinajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu ka thënë se AAK zotohet për nisjen me 150 euro koeficientin por se assesi nuk mbetetet vetëm kaq.

Haradinaj vlerëson se në Kosovë “nuk duhet të ketë pagë nën 1 mijë euro”.

Rritja e pagave duhet të ndodh në sektorin publik, duhet të jetë kredibile. Koeficienti duhet të rritet i tillë, pra që mos me mbetet pagë nën 1 mijë euro. S’mund të vazhdojmë më një qasje që me kursye tek të punësuarit”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit