34 lokacione të reja me kamera në Prishtinë, së shpejti vendosen edhe radarët

- Advertisement -

Shkeljet në trafik në 55 lokacione i identifikojnë lehtësisht përmes këtyre kamerave.

Të tilla do të vendosen edhe në 34 lokacione tjera në kryeqytet.

Kësisoj, përmes dhomës së monitorimit, verifikohen shkeljet e më pas shqiptohen gjoba për shoferët.

Se sa është numri i gjobave të shqiptuara në fazën e parë të implementimit të kësaj metode e bën të ditur zyrtari Vedat Zuka.

“njëkohësisht bëhet edhe kontrollimi dhe mbarëvajtjta e trafikut dhe në kuadër të kësaj bëhet edhe shqiptimi i gjobave për ata që i parasheh ligji. Edhe deri më tani mesatarja e shqiptimit të gjobave ka qenë rreth 50 gjoba brenda ditës, kemi ditë kur ka më pak kemi ditë kur ka më shumë por 50-shi mbetet kështu si mesatare e ditës”, ka deklaruar Zuka.

Zuka tregoi se do të vendosen edhe disa pajisje tjera.

‘Tani është faza e vendosjes së matësve të shpejtësisë në kamera të cilët mendojmë se do të vendosen brenda pak ditësh, konsideroj që do të jetë një risi dhe një gjë shumë e mirë sa i përketë kryeqytetit”, ka theksuar ai.

Por kjo s’do të jetë ndryshimi i vetëm.

Më shumë detaje për këtë projket që nisi fazën e dytë të implementimit dha drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.

“Do të vendosen kamera në 34 lokacione çka është risi është se në këto kamera do të vendosim edhe radar të cilët do të jenë edhe radar portativ të cilët do të vendosen dhe do të vendosen edhe një numër i madh i kamerave në këto lokacione”.

Fushtica tha se do të bëhet edhe investime tjera.

“deri kah mesi i tetorit të kemi edhe të funksionalizuar qendrën monitoruese të kamerave, punimet veçse ka filluar dhe do të bartet monitorimi i kamerave prej vendit ku është tash në një hapësirë të modernizuar dhe do të jenë rreth 10 operatorë që do të bëjnë monitorimin 24/7 kamerat”, ka deklaruar ai.

Për dy vite në Prishtinë synohet të vendosen 600 kamera në 200 lokacione gjithashtu brenda këtij viti do të nis monitorimi edhe i parqeve kryesore. /Dukagjini/

Të ngjashme

Të fundit