7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“33% më shumë tatim në pronë” – reagon Hoti: Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi ka reaguar rreth faktit që qytetarët dhe bizneset kanë paguar 33% më shumë për tatimin në pronë, në vitin 2023.

Hoti këtë e cilësoi si vendim absurd.

Kjo duke marrë parasysh se ai vit ishte kulmi i inflacionit dhe krizës energjetike dhe rrisnin mjaft shumë kostot e jetesës.

“Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit”, shtoi ai.

Postimi i plotë i Hotit:

33% më shumë tatim në pronë gjatë vitit 2023 kanë paguar qytetarët dhe bizneset krahasuar me vitin paraprak për shkak të vendimit të Qeverise për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.
Në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike, të cilat e dyfishuan koston e jetës, ky vendim ishte absurd.
Kjo dhe shumë të dhëna të tjera nga raporti preliminar i buxhetit për 2023 tregojnë për një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale.
Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit./Lajmi.net/

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit