Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se nesër nga ora 10:00, do të nisë “Ora e Pritjes” në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë.
Në njoftim shtohet se, do të lansohet ekrani gjigant me orën e numërimit së prapthi, 25 ditë para 16 shtatorit, kur pritet vendimi final për krerët e UÇK-së në Hagë.
Komunikata:
Nesër, e shtunë, 22 gusht, nga ora 10:00, platforma “Liria ka Emër” do të nisë “Orën e Pritjes” në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Me këtë rast, do të lansohet ekrani gjigant me orën e numërimit së prapthi, 25 ditë para 16 shtatorit, kur pritet vendimi final për krerët e UÇK-së në Hagë.
Në aktivitet do të ketë fjalime nga aktorë të ndryshëm të jetës publike, si dhe pjesëmarrje të personaliteteve të rëndësishme.
Koha: 10:00
Vendi: Bulevardi “Nëna Terezë”, Prishtinë
Ftojmë përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë aktivitet.
Ju mirëpresim






