19-vjeçari nga Drenasi, Murat Avdyli, zgjidhet asamblist në një qytet të Gjermanisë

- Advertisement -

I riu Murat Avdyli, i lindur para 19 vjetëve në fshatin Dritan (ish-Dobroshec) të Drenasit, tani do t’i trajtojë hallet e mijëra banorëve gjermanë në rolin e përfaqësuesit të tyre politik.

Në zgjedhjet e mbajtura në marsin e këtij viti, ai kandidoi si kandidat i CDU-së për asamblist në qytetin Bad Homburg dhe mori mbi 8.700 vota, duke arritur që të siguronte ulëse në kuvendin lokal.

Avdyli kishte imigruar në Gjermani në moshën 4-vjeçare. Deri në moshën 18-vjeçare ka qenë edhe futbollist aktiv.

Nga shtatori i vitit të kaluar, ai është student në Frankfurt School of Finance, njëri nga universitetet më të mira të ekonomisë dhe financave në Evropë.

Në moshën 17 vjeçare, në vitin 2023, u bë anëtar i Junge Union (shoqata politike më e madhe në Evropë) në Bad Homburg.

Në moshën 18 vjeçare, në fund të vitit 2024, u zgjodh anëtar bordi dhe përgjegjës për anëtarësinë (një nga degët më të mëdha të qytetit në Gjermani, edhe pse Bad Homburg ka vetëm 54.000 banorë) dhe është përgjegjës për administrimin e të dhënave të anëtarëve. Që atëherë është delegat shtetëror në Kongresin e Partisë së Landit në Hessen me të drejta votimi.

Të ngjashme

Të fundit