17.8 C
New York
Tuesday, July 7, 2026

Buy now

18 të plagosur nga shpërthimet në Damask në hotelin kur qëndronte Macron, reagon Pallati Elysee

- Advertisement -

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është mirë dhe nuk ka pësuar dëmtime pas shpërthimeve të raportuara në qendër të Damaskut, ka bërë të ditur Pallati Élysée.

Në momentin kur ndodhën shpërthimet, Macron ishte duke udhëtuar drejt pallatit presidencial sirian, ku ishte planifikuar takimi me homologun e tij, Ahmed al-Sharaa.

Si pasojë e shpërthimeve, 18 persona mbetën të plagosur. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan re tymi dhe flakë pranë një automjeti në afërsi të një hoteli në kryeqytetin sirian.

Macron mbërriti në Siri të hënën në mbrëmje, duke u bërë lideri i parë i Bashkimit Evropian që viziton vendin pas rrëzimit të regjimit 24-vjeçar të Bashar al-Assad.

Pas vizitës në Siri, presidenti francez u nis drejt Turqisë, ku pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Të ngjashme

Të fundit