Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se 16 shtatori shënoi një ndryshim për Kosovën, duke ia atribuuar këtë rol Çlirim Hazirit, themeluesit të platformës “Jo në emrin tim”, përmes të cilit, sipas tij, u mobilizuan të rinj, veteranë dhe përfaqësues të partive politike.
Në një intervistë Haziri tha se shpresa e krijuar pas kësaj date nuk erdhi nga PDK-ja apo partitë politike, por nga Çlirim Haziri.
“Ajo që e ka ndryshuar Kosovën është 16 shtatori, Kosova nuk është më e njëjta. Unë besoj se këtë shpresë nuk e ka shkaktuar PDK-ja e as partitë politike, por një djalë që e ka emrin Çlirim Haziri”, u shpreh ai.
Haziri vlerësoi se zhvillimet pas 16 shtatorit i kanë treguar kryeministrit Albin Kurti se nuk e ka më të njëjtën mbështetje, veçanërisht te të rinjtë.
“Arma më e madhe e tij ka qenë grupmoshat e reja dhe manifestimi përmes rrugës”, deklaroi Haziri






