Hamza: LVV po tregon mungesë serioziteti, Kosova mbetet në vakum institucional

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka quajtur të papërgjegjshëm kërkesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për  kohë shtesë për bisedime për marrëveshje politike duke e shtyrë seancën ku pritej të propozohej emri për kryeparlamentar, raporton Ekonomia Online.

Hamza ka thënë se LVV-ja po tregon mungesë serioziteti.

“Siç e vërejtët kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit përgjegjësisë nga partia që ka fituar numrin më të madh të ulëseve. Po shihet se vazhdojnë sjelljet e papërgjegjshme në raport me institucionet. Thirret seanca thuajse në ditën e fundit në përputhje me Kushtetutën që të kemi konstituimin, dhe në fund dalin mbajnë fjalime politike, abuzojnë me pozitën e kryesuesit dhe në vend se të propozojnë emër e shtyjnë propozimin e emrit të kryetarit dhe nuk konstituohet Kuvendi. Kosova vazhdon me vakum institucional”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme

Të fundit