Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka vazhduar sot përgatitjet në prag të ndeshjes së radhës kundër Kroacisë.
Në seancën e sotme stërvitore, vajzat dardane punuan me përkushtim dhe energji të lartë, ndërsa përzgjedhësi Sami Sermaxhaj, së bashku me stafin teknik, u fokusua në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që pritet të jenë kyçe në këtë përballje vendimtare për pozitën e parë në grup.
Atmosfera në ekip është pozitive, me futbollistet që po japin maksimumin në çdo stërvitje për të qenë sa më të përgatitura për sfidën e radhës.
💙💛 Forca Dardane! 🇽🇰🔥






