109 i PDK-së me vëllain e Kadri Veselit marrin mbështetje për fitoren e PDK-së

- Advertisement -

Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se bashkë me Vesel Veselin vëllain e Kadri Veselit kanë marrë mbështetje për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, raporton Scanner.

Përmes një postimi, Haxhiu ka thënë se pret fitore të shumta këtë vit, duke veçuar si moment emocional kthimin në atdhe të Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ai e ka shoqëruar mesazhin edhe me thirrjen politike: “Stop krizës, Ndrysho Kosovën”, si dhe me sloganet mbështetëse për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër.

Postimi i plotë:

Me mikun tim të kahmotshëm, Vesel Veselin, vëllain e kryetarit Kadri Veseli, bashkëluftëtar dhe rini nga Mitrovica, morëm mbështetje për fitoren e PDK-së.

Presim shumë fitore këtë vit, por ndër më të rëndësishmet dhe me më shumë emocion, presim ditën kur Kadriu, bashkë me Presidentin Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të kthehen fitimtar në atdhe.

STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!

#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109

Të ngjashme

Të fundit