Ish-banori i Big Brother: Miri është djalë fisnik, e meriton fitoren

- Advertisement -

 

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Ols Abazi, ka ndarë së fundmi mendimin e tij për garën dhe finalistët e edicionit të pestë gjatë një interviste në Top Albania Radio.

Sipas tij, katër finalistët: Mateo, Selin, Rogert dhe Miri, e kanë merituar praninë në finale, duke e cilësuar këtë fazë si të barabartë për të gjithë.

Megjithatë, Abazi veçon Mirin si më të favorizuarin për të fituar. Ai thekson se përtej lojës, është mënyra si është paraqitur si person që bën diferencën.

Në vlerësimin e tij, Miri spikat për qetësinë, pjekurinë dhe sjelljen e tij, duke e konsideruar një figurë pozitive brenda shtëpisë. Po ashtu, ai vlerëson edhe kontributin e tij në muzikë, veçanërisht si pjesë e grupit West Side Family, së bashku me Flori Mumajesi, për ndikimin që kanë pasur në skenën shqiptare.

 

Sipas Abazit, janë pikërisht këto elemente që e bëjnë Mirin një kandidat të fortë për të marrë çmimin e madh.

Të ngjashme

Të fundit