Blerta Deliu nga PDK-ja ka kritikuar deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti se gjatë qeverisjes katër vjeçare të tij, 100 mijë llogari bankare janë hapur për herë të parë nga gratë në Kosovë.
Sipas Deliut, Kosova ende përballet me shkallën më të ulët të punësimit të grave.
Deliu përmes reagimit të saj në “Facebook” përmend të dhëna nga ASK ku siç shkruan ajo, 80% e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës.
Postimi i plotë:
Albin Kurti e paska cilësuar si arritje të madhe, faktin që 100 mijë gra kanë hapur xhirollogari bankare gjatë qeverisjes së tij. Ndërkohë që Kosova ende përballet me shkallën më të ultë të punësimit të grave.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mbi 80 për qind e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës. Me rëndësi llogaritë e hapura😏