7.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

1 milion e 920 mijë euro për sektorin e Shëndetësisë

- Advertisement -

Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i mungojnë shumë pajisje dhe aparatura mjekësore. E për këtë qëllim Ministria e Shëndetësisë hapi tender për pajisje mjekësore për disa nga klinikat e saj në vlerë 1 milionë e 920 mijë euro.

E përmes një përgjigjje elektronike, MSh-ja tha se do të ketë furnizimin me instrumente dhe inventar medicinal, të cilat nuk kanë qenë më parë në sektorin publik.

“Janë planifikuar investime në Klinikën Obstetrike Gjinekologjie, ku parashihet furnizimin me pajisje mjekësore për Fetilizim të Asistuar Mjekësor (FAM), si dhe furnizimin me instrumente dhe inventar medicinal për sallën e Frytnimit të Asistuar Mjekësor per te funksionalizuar kete sherbim qe nuk ka ekzistuar ne sektorin publik. Me pajisje mjekësore do të furnizohen edhe Klinika e Gastroenterelogjisë me Hapatologji, Klinika e Urologjisë dhe Klinika e Kardiologjisë sipas planifikimeve të SHSKUK- së. Një transformim rrënjësor është paraparë edhe për Klinikën e Oftalmologjisë”, thonë nga MSH.

Megjithatë, klinika kirurgjike torakale në QKUK kishte parashtruar kërkesë për furnizim në mungesë të disa aparaturave, derisa me disa prej tyre janë furnizuar tashmë.

Por, drejtori i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci thotë se janë në pritje edhe të disa aparaturave tjera të cilat nuk janë në këtë klinikë.

“Në vitin 2023 jemi furnizu me aparatura të reja, një pjesë e atyre aparaturave që ne kemi kërku kanë ardhë pjesën tjetër presim me ardhë… Me atë që jemi furnizu që ka qenë e domosdoshme ka qenë aparatura toraskopia tani kjo aparaturë është mjaftë modernë është në funksion kemi fillu me të, por po presim edhe aparaturen për pacientët që kanë deformim të gjoksit është një aparaturë që na shërben për korigjimin e kësaj”, deklaroi Kolgeci.

Sipas MSh-së, zotimet e Qeverisë së Kosovës për shëndetësinë publike po realizohen siç janë planifikuar me buxhetin e vitit 2023.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit