7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

1/16 Kupa e Francës: Fitore pa asnjë telashe për PSG – het trik i Mbappe

- Advertisement -

Paris Saint Germain ka shënuar fitore të lehtë përballë Vannes.

Skuadra parisiene ka shënuar fitore 0:4 në udhëtim në ndeshjen kundër Vannes.

Mysafirët zhbllokuan rezultatin qysh në minutën e 28’, kur Kimpembe shënoi pas asistimit të Mendes.

Pjesa e dytë i takoi yllit francez, Kylian Mbappe, i cili regjistroi het trik për të nisur vitin 2021 në mënyrë të shkëlqyer.

Fillimisht ishte minuta e 59’ kur Mbappe shënoi për 0:2, kurse në minutën e 71’, asistimin e Xavi Simons e dërgoi në rrjetë francezi, për golin e dytë personal.

Het triku i Kylian Mbappe u kompletua në minutën e 77’, kur shënoi pas asistimit të Dina.

PSG kalon kështu me sukses fazën e 1/16-ës së finales së Kupës së Francës.

Kylian Mbappe në anën tjetër prek kuotën e 200 golave në karrierën e tij, nga të cilat 149 me PSG, 27 me Monaco dhe 24 me Francën. /lajmi.net/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit