Sot, në përvjetorin e ngjarjeve tragjike të 17 prillit 1999, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me stafin komunal, bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve dhe viktimave, si dhe qytetarë të shumtë, bënë homazhe në nderim të të rënëve për liri dhe civilëve të pafajshëm.
Homazhet u zhvilluan sipas agjendës përkujtimore në disa lokacione:
Në Marinë, tek varrezat e dëshmorëve
Në Poklek, tek varrezat e 54 viktimave të masakrës
Në Çikatovë të Vjetër, në kompleksin memorial të 24 viktimave
Në Krajkovë, tek varri i dëshmorit Sokol Elshani
Me përulje dhe respekt të thellë, kryetari Lladrovci vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit:
𝐒𝐨𝐤𝐨𝐥 𝐄𝐥𝐬𝐡𝐚𝐧𝐢
𝐅𝐞𝐭𝐚𝐡 𝐊𝐢𝐪𝐢𝐧𝐚
𝐁𝐞𝐬𝐢𝐦 𝐌𝐚𝐥𝐚
𝐇𝐚𝐥𝐢𝐥 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐤𝐭𝐚𝐫𝐢
Ai theksoi se sakrifica e tyre dhe e të gjitha viktimave të luftës mbetet themel i lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, duke bërë thirrje që kujtesa historike të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi.
Në këto homazhe morën pjesë edhe familjarë të dëshmorëve dhe viktimave, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë, të cilët me praninë e tyre dëshmuan respektin dhe mirënjohjen ndaj atyre që dhanë jetën për liri.
𝐋𝐚𝐯𝐝𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞!
𝐊𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐚𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞!






