Stacioni policor në Ferizaj sot rreth orës 10:00 ka pranuar një informacion për një rast të kansojes në rrugën “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve, ku kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.N, mashkull, me shtetësi kosovare, 19-vjeçar, i njohur për policinë si përdorues i narkotikëve, i cili kishte kanosur babin e tij, e më pas edhe gjyshin e tij.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore