15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Zyrtarisht çift! Joe Jonas konfirmon romancën e re

- Advertisement -

Joe Jonas dhe Stormi Bree janë zyrtarisht çift! Dyshja ka konfirmuar romancën me një puthje në një “Bondi Bowling Club”.

Zyrtarisht çift! Joe Jonas konfirmon romancën e re

 

Joe dhe Stormi prej kohësh përfliteshin për një romancë dhe mesa duket, duhej që të shkonin me pushime në Australi që paparacët t’i fotografonin në momente intime. Kjo është lidhja e parë e Joe, pas divorcit me ish-bashkëshorten, Sophie Turner.

Ndërsa po shijojnë pushimet, ata janë të shoqëruar dhe nga miq dhe vëllai i Joe, Nick Jonas. Lidhja e tyre konfirmohet rreth 6 muaj pasi këngëtari i dha fund martesës me aktoren e “Game of Thrones”, pas 4 vitesh. Ata janë prindër të dy vajzave, Willa, 1 vjeç dhe Delphine, 1 vjeç.

Zyrtarisht çift! Joe Jonas konfirmon romancën e re

SPLASH NEWS

Edhe Stormi është nëna e një vajze, Gravity Blue Smith, për të cilën bashkëprindëron me ish-in, Lucky Blue Smith.

Joe dhe Bree ndezën thashethemet për një romancë në janar të këtij viti, pasi i panë së bashku në aeroportin “San Lucas” në Mexico. Më pas, ata u panë në një udhëtim në Aspen, duke bërë ski.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit