19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Zyrtari i NATO-s: Aleanca mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë e stabilitetit në Kosovë

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të mërkurën ka bërë bashkë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarak nga vendet mike në Konferencën vjetore  “FSK dhe Partnerët 2024”.

Christian Naërat, drejtori i Ekipit ndërlidhës këshillues të NATO-së tha se Aleanca mbetet e përkushtuar që të luaj rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovës.

Si garantoi se NATO ta na ndihmojë FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, duke u shëndërruar në nëj forcë shumë etnike.

“NATO mbetet e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e mbarë rajonin. Ne po punojmë, por brenda këtij mandati që ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumë kombesh bazuar në mandati e FSK-së, ne luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK”.

“Aleatët tanë mbesin në të njëjtin synim, që të mbështesin FSK-në për të krijuar një forcë të aftë për të i’u ofrua mundësi individëve pa dallime gjinie e përkatësi etnike. NATO mirëpret përparimin e një FSK me gjithëpërfshirëse”.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka përgëzuar FSK-në për profesionalizimin. Madje tha se kjo forcë ka shmangur të gjitha provokimet dhe retorika që kanë mund të qojnë në eskalime të situatës pas sulmit në Banjësk.

“Ka sfida  sidomos kjo çështja e fundit e Rusisë dhe ato qëllimet e Serbisë  të këqija në Kosovë dhe kërkojnë një qasje të jashtëzakonshme. Është shumë esenciale që kjo të adresohet dhe ngritja e personelit të KFOR-it në kontrollimin e kufirit ka qenë shumë kruciale. Po ashtu, dëshirojmë të them se sulmi i vitit të kaluar që është kryer nga një grup i paramilitarëve FSK ka treguar profesionalizëm të vërtetë duke shmangur  të gjitha provokacionet dhe retorikat që kanë mund të qojnë në eskalime të ndryshme”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit