8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë do t’iu shqiptohet gjobë prej 30% të pagës mujore

- Advertisement -

Kjo listë publike me tetë emra është e zyrtarëve publik të arsimit dhe shëndetësisë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Për ta, 12 marsi ka qenë data e fundit për deklarim.

Gjashtë nga ta janë mjek dhe dy të tjerët profesorë në Universitetet Publike.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj tregon se çfarë procedura i pret të gjithë zyrtarët të cilët nuk e deklarojnë pasurinë.

“Ligji e parasheh që për të gjithë këta që t’iu shqiptohet një gjobë prej 30% të pagës mujore që ata kanë tashmë është duke përfunduar edhe afati për dorëzimin e deklarimit të pasurisë nga ta sepse në qoftë se vonohet më shumë se 15 ditë atëherë përvec gjobës ne do të jemi të detyruar ta dorëzojmë edhe një kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit”, ka deklaruar ai.

Ndryshe nga mjekët dhe profesorët, tetë mijë zyrtarë publik të rregullt kanë kohë deri më 31 mars të deklarojnë pasurinë.

Sipas Buleshkajt, ata kanë mundësi edhe në vikend të bëjnë këtë gjë pasi e mundëson sistemi elektronik.

“Aktualisht i kemi mbi gjashtë mijë të cilët e kanë kryer deklarimin e pasurisë, një mijë të cilët i kemi në proces dhe i kemi rreth një mijë të cilët ende nuk e kanë filluar procesin e deklarimit të pasurisë edhe pse i kemi më pak se tri ditë tashmë për deklarim të pasurisë”, tha ai.

E njohësit e ligjit po thonë se për zyrtarët që vonohen apo nuk e deklarojnë pasurinë duhet të punohet në politikat ndëshkimore.

Sipas avokatit Yll Zekaj, nuk mund të arrihet qëllimi me dënime kaq të vogla të shqiptuara.

“Në aspektin ligjor dënimet nuk janë të ulëta sepse dënimet shkojnë nga dënimet me gjobë dhe me burgim deri në tri vjet pastaj kategoria tjetër që është me burgim deri në pesë vite, por ajo çka ndodhë në praktikë është ndryshe nga ajo çka parashihet me ligj. Praktika e dënimeve që e shqiptojnë gjykatat tona janë kryesisht dënime me gjobë apo dënime me kusht dhe këto faktikisht nuk po e arrijnë qëllimin për të cilin është i përcaktuar me ligj. Politika ndëshkimore po lë shumë për të dëshiruar jo vetëm te kjo kategori dhe te këto raste por edhe te rastet e tjera, kështu që duhet të punohet në politikën ndëshkimore që këto dënime të arrijnë qëllimin në vetvete që janë ngritja e integritetetit të zyrtarëve publik dhe me dënime kaq të ulëta nuk mund të arrihet ky qëllim”, tha Zekaj.

Pas 31 marsit, edhe zyrtarët publik të rregullt të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë do të përballen me gjobë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit