28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kërkohet që në vend të sulmeve nga Kurti ndaj Prokurorisë, të bëhen reforma në sistemin e drejtësisë

- Advertisement -

Të enjten u shënua 25 vjetori i masakrës së Izbicës, ku u vranë 147 civilë nga forcat serbe.

Për homazhe ishte edhe kryeministri, Albin Kurti i cili nga aty tha se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk po bën mjaftueshëm për këto krime lufte.

Akuza të njëjta, Kryeministri por edhe kabineti qeveritar kanë pasur vazhdimisht ndaj sistemit prokurorial dhe gjyqësor në vend edhe për çështje tjera.

Gëzim Shala nga Instituti Kosovar për Drejtësi, vlerëson se sulmet e tilla për sistemin e drejtësisë në vend bien ndesh me Kushtetutën por edhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë.

Derisa kërkon që në vend të kritikave jo adekuate, Qeveria të merret më shumë me reforma të ndryshme në këtë fushë.

“Janë një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, një sërë reformash që Qeveria duhet t’i bëjë e të cilat nuk i ka bërë ende. Për këtë arsye, para se të merret me kritika individuale dhe me sulme të vazhdueshme në raport me institucionet e sistemit të drejtësisë, Qeverisë i takon që të bëjë reformat në këtë sistem siç janë vetting, reforma në Këshillin Prokurorial, etj. Çdo deklaratë tjetër është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.

“Tashmë është bërë e zakonshme që cilado Qeveri që vjen në pushtet, cakun e ka te sistemi i drejtësisë për mosfunksionim për moszbatim të ligjit, dhe nga ana tjetër çfarë po bëjnë këto dhe çfarë kanë bërë këto parti politike për të vënë në funksion sistemin e drejtësisë, asgjë, vetëm sulme direkte tentim kapje të institucioneve të drejtësisë dhe në fund konsum politik”, tha ai.

Kryeministri ka pasur kritika të vazhdueshme ndaj Prokurorisë edhe gjatë kohës së tensioneve në vitin 2023 për çka thoshte se të njëjtit i kanë të gjitha provat por që nuk janë duke punuar në këtë aspekt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit