Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, mëngjesin e sotëm, më 27.05.2026, ka vizituar në Spitalin e Traumës punonjësin e Policisë së Korçës, i cili, së bashku me kolegun e tij u lënduan gjatë detyrës në një rast.
Sipas Policisë, zyrtarët policor u lënduan në rastin e goditjes së lëndëve narkotike, si pasojë e përplasjes së qëllimshme të automjetit nga njëri prej personave që më pas u arrestua gjatë operacionit.
Hita i ka uruar shërim sa më të shpejtë të dyve, ndërsa ka bërë të ditur se kolegu i tij është në gjendje më të mirë.
“Keni treguar përgjegjësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës. Përmbushja e detyrës dhe e misionit tonë ka edhe rrezikun me vete, por kur kemi zgjedhur këtë mision, kemi marrë parasysh se të jesh në shërbim të ligjit dhe qytetarëve ka edhe sakrificë. E rëndësishme tani është të rikuperoheni plotësisht.” ka thënë Hita.
Hita ka theksuar se sakrifica dhe përkushtimi i çdo punonjësi policie do të vlerësohet maksimalisht nga ai, si drejtor i Përgjithshëm, dhe se do të jetë përherë në krahun e tyre.
“Sepse në këtë krah janë edhe qytetarët e ndershëm që na besojnë dhe na mbështesin. Të shkuara dhe rri i qetë, sepse janë marrë të gjitha masat për trajtimin tuaj mjekësor dhe për trajtimin financiar nga Policia e Shtetit, pasi jeni dëmtuar në krye të detyrës.” ka shtuar Hita







