Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet tek Fenerbahçe – e konfirmon klubi turk

- Advertisement -

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, do të rikthehet tek Fenerbahçe, pasi klubi turk ka arritur marrëveshje në parim për transferimin e tij nga Mallorca.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Muriqi pritet të mbërrijë sonte në Stamboll, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do të përmbyllë fazën e fundit të negociatave për transferim, transmeton lajmi.net.

Avioni me sulmuesin kosovar do të ulet në Aeroportin Sabiha Gökçen, në terminalin e linjave të jashtme, rreth orës 21:00.

Të ngjashme

Të fundit